Njoftohet pjesëmarrja e Arbër Ademit në Konferencën KOSAK në Stokholm

Arbër Ademi: BDI ka nisur grumbullimin e nënshkrimeve për Bujar Osmanin, kandidat për kryetar të Maqedonisë së Veriut

Zëdhënësit të BDI Arbër Ademi në konferenca e sotme për shtyp, ka deklaruar se kjo  parti ashtu siç lajmëroi dje lideri Ali Ahmeti, ka filluar grumbullimin e nënshkrimeve për Bujar Osmanin, kandidat për kryetar  të vendit tonë. Pas Kryeministrit të parë shqiptar, zëvendës kryeministrit të parë, Ministrit të jashtëm, atij të mbrojtjes dhe të punëve të brendshme, avokatëve të shtetit dhe të popullit, kryetarëve të gjykatave kushtetuese, supreme, administrative, kryetarët e federatave të futbollit, mundjes dhe boksit, ka ardhur koha që të shtrojmë rrugën që edhe Presidenti i shtetit të jetë shqiptar.

Thelbi i idesë së liderit Ali Ahmeti është zgjedhja e presidentit të shtetit në Kuvend me 2/3 e votave dhe me shumicë të Badenterit për të siguruar konsenzus shoqëror, mbipartiak që mundësohet me mbi 80 vota në Kuvend dhe konsenzus etnik që mundësohet me shumicën e Badinterit në mënyrë që të parandalohet mbivotim etnik dhe imponimi vetëm nga dy partitë më të mëdha politike maqedonase. Pikërisht këtë ide, derivatet e BDI-së të udhëhequr nga Kryetari i shkarkuar i Aleancës nuk e kishin kuptuar kur e kanë lexuar paraprakisht, një ditë përpara pra, fjalimin e Ali Ahmetit pasi që kishin arritur “ta sigurojnë” para kohe fjalimin e djeshëm të Kryetarit tonë.

Këtë ide, z. Ali Ahmeti e shpalosi në Kongresin e dytë zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim në vitin 2009 në Shkup kur i numëroi 12 pozitat asokohe të pa-arritshme për shqiptarët, ndërsa e kishim në program zgjedhor që në vitin 2014, 2016 dhe së fundmi 2020.

Por, edhe pse derivatet e BDI-së lexojnë dhe s’kuptojnë e na bëjnë shërbimin të madh duke ra në kurthin tonë që ta përvetësojnë idenë e BDI-së, këtë e kuptojnë shumë mirë në VMRO DPMNE dhe LSDM dhe e kuptojnë edhe më mirë shqiptarët dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Prandaj kërkojmë përkrahje absolute, masive të shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë për kandidaturën e Bujar Osmanit që të na mundësojë ta ndryshojmë kushtetutën njëkohësisht, edhe për zgjedhjen e Presidentit dhe amandamentet kushtetuese që rrjedhin nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë.

Kjo do të jetë qëndrimi i BDI-së edhe për rreth të dytë të zgjedhjeve presidenciale edhe për zgjedhjet parlamentare dhe ne do t’ia arrijmë. Vetëm me një votë të përqëndruar tek partia më e fortë shqiptare arrihen synimet dhe parandalohet Rusia dhe ndikimi rus që ka përfshirë ekonominë tonë, infrastrukturën kritike, partitë politike, mediat, komunitetet fetare, shoqërinë civile dhe ka për qëllim të destabilizojë shoqërinë tonë të brishtë multietnike, multifetare dhe multikulturore për të nxitur domino efekt në tërë rajonin.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …