Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, njoftoi se do t’i vendos Rusisë, më shumë se 500 sanksione të reja

Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  Joe Biden, njoftoi se do t’i vendos  Rusisë, më shumë se 500 sanksione të reja. Uashingtoni zyrtar do ta fuqizojnë presionin  drejtuar  Kremlinit, në dyvjetorin e fillimit të luftës kundër Ukrainës.  Biden tha se do të vendosen sanksione të reja në lidhje me kufizimet në eksport ndaj gati 100 subjekteve të cilat e kanë ndihmuar Rusinë, si dhe do të ndërmarrë veprime shtesë për t’ia zvogëluar Rusisë të hyrat nga energjia. Këto masa kanë për qëllim ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për luftën në Ukrainë dhe për vdekjen e liderit opozitar rus, Aleksei Navalni. Sanksionet do të aplikohen në mënyrë  që regjimi i Putini  ta paguajë një çmim edhe më të lartë për agresionin e tij jashtë vendit dhe për shtypjen brenda vendit, saktësoi  kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  Joe Biden.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …