Sadete Tërnava-Osmani “Shkolla pragmatike”

Përveç gjuhës dhe matematikës si lëndë kryesore dhe si bazë për t’i dashur lëndët tjera të fushave të njëjta apo të ngjashme, në shkolla duhet të jetë e detyrueshme edhe lënda e shkathtësive praktike, e domosdoshme prej klasës së 5-të, e deri te e 12-ta. Fëmijët duhet të mësojnë të gatuajnë, të pastrojnë, të hekurosin, të kujdesen për lulet dhe të dinë si t’i mbjellin e kultivojnë pemët dhe perimet. Të dinë t’i qepin çorapat, t’i ndërrojnë gomat e veturës e kështu të ngjashme. Që t’i mësojmë fëmijët të flasin bukur e të kenë sjellje të mirë, është temë në vetvete e cila duhet të jetë qëllim parësor, sidomos nëpër çerdhe e klasa të ciklit të ulët të fillores, aty ku fëmija brumosen me kulturë e me edukatë. T’i japim më shumë rëndësi leximit të letrësisë artistike dhe të flasim shqip pak më shumë me ta dhe anglisht pak më pak! Përditshmëria po na tregon që nuk po mund t’i përgatisim fëmijët për jetë, qoftë ajo praktike apo akademike. S’po mund ta pranoj që po e humbim edhe lakimin e emrave, ndër të tjera. Mosni!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …