leoni

Kryetari Latifi mori pjesë në punëtorinë për paraqitjen e rezultateve të gradimit të komunës së Rahovecit

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë dhe në praninë e z. Jeton Cana, përgjegjës i projektit të USAID-KMI, morën pjesë në punëtorinë për paraqitjen e rezultateve të gradimit të komunës së Rahovecit, si pjesë e memorandumit të mirëkuptimit për integritetin e komunave të Kosovës. Komuna e Rahovecit, në bashkëpunim me këshilltarët e USAID-it, ka shënuar përparim të theksuar në vitin 2023, në këta tregues:

* Transparencë – publikimi i të gjitha dokumenteve, plani përfundimtar i prokurimit, kontratat dhe të gjitha dokumentet në procedurën e prokurimit, planin dhe raportet e punës, raportet e ZKA-së, etj.

* Prokurim publik – ky partneritet ka ndihmuar që komuna të posedoj procedura efikase dhe transparente në këtë fushë.

* Menaxhim i kontratave – ka për qëllim menaxhimin sa ma të mirë dhe efikas të kontratave, aftësimin, trajnimin dhe shkëmbimin e përvojave në këtë komponent kaq të rëndësishëm.

* Menaxhim i financave publike – ku asistenca e USAID-it ka ndihmuar në planifikimin, shpërndarjen dhe menaxhimin sa më të mirë të buxhetit në komunën e Rahovecit.

* Auditim i brendshëm – një nga sektorët shumë të rëndësishëm, i cili ka për qëllim përmirësimin e raporteve të auditimit të brendshëm dhe eliminimin e gjetjeve apo të lëshimeve eventuale në sektorët e audituar.

Ngritje të theksuara ka pasur edhe në çështje të tjera të nevojshme për arritjen e qëllimeve të përcaktuara në kuadër të partneritetit ndërmjet komunës së Rahovecit dhe USAID-KMI. Kryetari Latifi ka theksuar se do të jenë edhe më të përkushtuar në secilën fushë që të shënojnë përparime e përmirësime edhe më të mëdha.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …