Hungaria ka bllokuar deklaratën e Bashkimit Evropian, të cilën blloku është dashur ta lëshojë më vonë gjatë 23 shkurtit lidhur me dyvjetorin e nisjes së pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës. Për të lëshuar një deklaratë në emër të BE-së, të gjithë 27 shtetet anëtare duhet të pajtohen. Budapesti po e kundërshton deklaratën pa dhënë ndonjë shpjegim konkret, kanë thënë zyrtarët e BE-së për Radion Evropa e Lirë. Hungaria në vitet e fundit ka refuzuar disa deklarata të BE-së. Rasti i fundit ishte më herët gjatë kësaj jave kur u përpoq të bllokonte dakordimin e 26 shteteve të tjera anëtare kundër një operacioni të paralajmëruar ushtarak të Izraelit kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja – në jug të Gazës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …