leoni

Më gëzon fakti që në radhët e bashkëqytetarëve maqedonas të shumtë janë ata që më drejtohen me uratat më të mira, tha Talat Xhaferi

Talat Xhaferi: Lajmi për gjoja përgatitje atentati kundër Albin Kurtit, nuk ka të bëjë me realitetin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka deklaruar për mediet se sipas informacioneve të konfirmuara, lajmi për gjoja  përgatitje  atentati kundër  Albin Kurtit nuk ka të bëjë me realitetin. Çështja e informacionit është kompetencë e institucioneve përkatëse shtetërorë që merren me sigurinë, duke përfshirë edhe ato të  sigurisë së bartëseve funksioneve më të larta në shtetet përkatëse. Çështja ishte për të ardhur keq sepse përmes mediumit publik shtetëror jepet informacion gjoja për përgatitje, inskenim të një atentati të mundshëm. Sipas të dhënave që kam, që janë të verifikuara, s’ka të bëjë me realitetin. Derisa ka qenë në rrjedhë Këshilli i Sigurimit të OKB, në rrjete sociale, që gati se për çdo ditë ndodhin, individë të caktuar kanë postime të asaj natyre të kanosjes. Edhe në faqen time kam porosi të tilla. Ato janë çështje që merren institucionet përkatëse”, ka thënë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …