Hungaria ka bllokuar deklaratën e Bashkimit Evropian të cilën blloku është dashur ta lëshojë më vonë gjatë 23 shkurtit lidhur me dyvjetorin e nisjes së pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës. Kështu thanë disa burime në Bruksel, që kishin njohuri me këtë proces, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë. BE-ja tani po punon në deklaratën që do të lëshohet në emër të tre presidentëve të institucioneve kryesore: Ursula von der Leyen e Komisionit Evropian, Roberta Metsola e Parlamentit Evropian dhe Charles Michel i Këshillit Evropian. Për të lëshuar një deklaratë në emër të BE-së, të gjithë 27 shtetet anëtare duhet të pajtohen. Budapesti po e kundërshton deklaratën pa dhënë ndonjë shpjegim konkret, thanë zyrtarët e BE-së për Radion Evropa e Lirë, por një diplomat tha se formulimi i deklaratës “thjesht, ishte shumë i fortë për Hungarinë, e cila në vitet e fundit ka refuzuar disa deklarata të BE-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …