Më 22-23 shkurt 2024, në Prishtinë u mbajt takimi “Konsultimet Dypalëshe të Mbrojtjes Amerikë-Kosovë. Drejtori Kryesor për Politikat Evropiane dhe të NATO-s në Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes së Amerikës, Alton Buland bashkëkryesoi takimin me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci. Pjesëmarrësit përfshinin gjeneralmajor Stive Osborn, gjeneral adjutant i Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneral Brigade Kris McKinney, nga Partneritetet Globale dhe Bashkëpunimi i Sigurisë, Komanda Evropiane e Amerikës, Kolonel Darrik Mosley, zyrtar i lartë i mbrojtjes dhe atasheu i mbrojtjes dhe përfaqësues nga Ambasada amerikane në Prishtinë, pastaj Agjencia për Bashkëpunim për Sigurinë e Mbrojtjes, Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Siç njofton Departamenti i Mbrojtjes i ShBA-së, qëllimi i këtij takimi ishte të diskutoheshin prioritetet e bashkëpunimit dypalësh të sigurisë dhe për mbështetjen për zbatimin e planit 10-vjeçar të tranzicionit të FSK-së për transformimin e FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale profesionale, multi-etnike, ndërvepruese nga NATO, që i nënshtrohet kontrollit civil për të gjithë popullin e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …