Në dy vjetorin e fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Ukraina kurrë nuk ka qenë më afër anëtarësimit në Aleancë, edhe pse kryetari rus Vladimir Putin deshi që asaj t’ia mbyllte këtë derë. “Sot shënuam dy vjet që kur tanket ruse u futën në Ukrainë. Fillimi i luftës më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Më lejoni të filloj duke nderuar të gjithë ata ukrainas trima që kanë rënë ose janë plagosur në mbrojtjen e atdheut të tyre. Situata në fushën e betejës mbetet jashtëzakonisht e rëndë”, tha ai. Duke folur për gjendjen në Ukrainë, Stoltenberg tha se synimi i Putinit nuk ka ndryshuar dhe se Ukraina ka dëshmuar aftësi të jashtëzakonshme për vendosshmëri. Synimi i Presidentit Putin për të dominuar Ukrainën nuk ka ndryshuar. Dhe nuk ka asnjë tregues se ai po përgatitet për paqe. Por ne nuk duhet të humbasim shpresën. Ukraina ka demonstruar aftësi të jashtëzakonshme dhe vendosmëri vazhdimisht. Ukraina, nuk u shemb brenda javësh siç kishin frikë se do të ndodhte. Ju keni rimarrë gjysmën e territorit të pushtuar nga Rusia”, shtoi ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …