KFOR-i ka njoftuar se i ka larguar pjesëtarët e vet nga ndërtesat e komunës së Zveçanit. Në njoftimin për medie thuhet se ky hap është ndërmarr pasi është konstatuar se gjendja është e qetë dhe e qëndrueshme. “Si rezultat, njësitë e Batalionit të Forcave Rezervë Operacionale të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO nuk do të jenë më të pranishme në ndërtesën e komunës. Në vend të kësaj, ata do të qëndrojnë në zonë dhe do të kryejnë patrullime të rregullta për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në komunën e Zveçanit”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …