Kur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së Stotelberg para tre muajsh tha se:
Nëse përsëritet sulmi serb i 24 shtatorit të vitit 2023 në fshatin Banjskë të Kosovës, do të përsëritën bombardimet e NATO-së të para 24 viteve ndaj caqeve ushtarake serbe;
- Kur Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, z. Kamerun, para dy muajve gjatë vizites së tij në Kosovë, për sulmin e bandës së Rajdojqiçit në fashtin Banjskë të Kosovës përgjegjëse e bëri Serbinë;
- Kur para një muaji u dha lajmi se në Prishtinë u bë një Marrëveshje Ushtarake në mes të Ushtrisë së Turqisë dhe FSK-së së Kosovës; dhe
- Kur para rreth një muaji u dha lajmi se SHBA-të do t`ia shesin Kosovës 240 raketa kundërtanke,
- Vuqiçi, në të gjitha këto raste deklaroi se ishte zhgënyer shumë, ndërkohë që nga zhgënjimi – fryhej buzë e hundë!
Por, pse Vuqiçi zhgënjehet kaq shumë e bëhet hundë e buzë sa herë që Faktori Ndërkombëtar bën deklarata për mbrojtjen e Kosovës nga Serbia dhe sa herë që
Kosova blenë ndonjë armë? Në të tilla raste ai (Vuqiçi) zhgënjehet shumë dhe bëhet hundë e buzë, sepse thjeshtë i zvogëlohen shanset për të vrarë e maskaruar sa më shqiptarë!
Kështu, derisa gjuetarët zhgënjehen e bëhen hundë e buzë sa herë që iu zvogëlohen shanset për të vrarë sa më shumë lepuj, fundërrina ballkanike me emrin Vuqiç, zhgënjehet e bëhet hundë e buzë sa herë që i zvogëlohen shanset për të vrarë e masakruar sa më shumë njerëz: shqiptarë të Kosovës.
Nuk duhet harruar se: fundërrinat si Vuqiçi, Vulini dhe Radojqiçi, shqiptarët nuk i shohin ndryshe veçse si lepuj për gjueti! Bile po t`i pyesësh se ke do të qëllonin më parë me pushkë -lepujt apo shqiptarët?, që të tre do të përgjigjeshin pas asnjë hezitim se më parë do t`i gjuanin me pushkë shqiptarët se sa lepujt!
Por, si do t`ia „shfryenin“ shqiptarët hundët dhe buzët Vuqiçit?
Shqiptarët do t`ia „shfryenin“ Vuqiçt hundët dhe buzët:
- Duke bërë politika të matura paqësore dhe duke i rujatur raportet mira me SHBA-të dhe me Bashkimin Evropian; si dhe
- Duke e fuqizuar mbrojtjen ushtarake të Kosovës në shkallë të lartë: kjo jo për ta Sulmuar Kosova Serbinë (siç mund të mendoj dikush), por për t`u mbrojtur Kosova nga Serbia, e cila ka vite që Kosovën e kërcënon me luftë dhe riokupim.
Mos ta harrojmë thënien lapidare të Ismail Qemajli: Popujt që flenë vdesin…!