leoni

Albin Kurti

Pajaziti: Për shkak të qasjes populiste të Kurtit, çështjet e brendshme të Kosovës po bëhen temë në dialogun me Serbinë

Zyrtar të Partisë Demokratike të Kosovës kanë drejtuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisjes së tij. Anëtari i kryesisë së kësaj partie, Zenun Pajaziti ka theksuar se për shkak të qasjes së gabuar dhe populiste të Kurtit, çështjet e brendshme të Kosovës po bëhen temë në dialogun me Serbinë në Bruksel. Gjatë intervistës për Kosovapres, ai ka thënë se veprimet e qeverisë të pakoordinuara me aleatët, po i kushtojnë shumë Kosovës. “Po t’i lihej në dorë BQK-së ose po të mos përzihej qeveria me tendenca që të nxjerr këtë çështje me populizëm si një sukses të qeverisë, kjo do të zgjidhej më mirë. Qeveria s’ka bërë asnjë përpjekje kreative për ta trajtuar këtë çështje. Për më tepër e ka ngritur çështjen e dinarit si një çështje të dialogut. Kjo qeveri ka përgjegjësi të plotë që dinarin, e bëri temë të tillë, e cila po i kushton qeverisë dhe neve si vend” ka thënë mes tjerash, Zenun Pajaziti.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …