Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka hedhur akuza ndaj kryeministrit, Albin Kurti për marrëdhëniet jo aq të mira mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka theksuar se deklarata e e Eskobarit është goditja më e rëndë që ka marrë Kosova për shkak të Albin Kurtit dhe kundërshtimit të tij ndaj SHBA-ve. “Albin Kurti është paraqitur ndaj Shteteve të Bashkuara si autokratët e tjerë anti-amerikanë, duke rrezikuar pozicionin e Kosovës si aleat i përhershëm dhe i sigurt i SHBA-ve. Nuk është çështja se sa do të shqetësohet kryeministri apo qeveria e tij. Çështja është se çfarë do të ndodhë pas kësaj me shtetin e Kosovës” ka theksuar deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …