Iu dha lamtumira e fundit ish kryetarit Qazim Qeska

Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, u organizua Mbledhja Komemorative në nderim të ish Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Qazim Qeska. Në praninë e familjarëve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të njohurve u kujtua dhe nderua kontributi shumëvjeçar i ish kryetarit dhe avokatit Qeska. Në cilësinë e bashkëpunëtorëve dhe miqve para të pranishmëve paraqitën kujtime dhe fjalë rasti: Kryetari Smajl Latifi, kryesuesi Arbër Zenuni, kryetari i degës së PDK-së Edon Cana, ish kryetari dhe miku i tij Idriz Vehapi, bashkëveprimtari Isuf Gashi dhe anëtari i Kuvendit Komunal nga radhët e LDK-së Burim Krasniqi. Ndërsa mes dhimbjesh për humbjen e të atit, të pranishmit në emër të familjes Qeska i falënderoi djali i të ndjerit Dr. Xhemali Qeska. Në emër të institucionit ku ai veproi, shprehim ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij! I përjetshëm kujtimi dhe vepra e ish Kryetarit Qazim Qeska!

May be an image of 2 people

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …