Në Kampionatin Ballkanik të mbajtur në Podgoricë, duke mposhtur bindshëm garuesen nga Serbia në Finale, karateistja ferizajase, Alma Loki triumfoi meritëplote, ku fitoi Medaljen e Artë në disiplinën e katave/seniore, duke u shpallur Kampione Ballkanike dhe duke i sjellë Kosovës për herë të parë medaljen ndërkombëtare të karatesë në disiplinën kata.
Krenarë me Almën, me sukseset e saj kulminante sportive.