leoni

Në selinë e BERZH-it, në Londër, u mbajt Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor për vitin 2024

Në selinë e BERZH-it, në Londër u mbajt këtë të hënë Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor për vititn 2024. Pjesë e këtij aktiviteti u bënë gjashtë liderë të rajonit, mes të cilëve tre kryeministra shqiptarë. Edi Rama, Albin Kurti dhe Talat Xhaferi. Ata sollën sugjerimet e tyre për nxitjen e investimeve të reja si dhe për bashkëpunimet në projektet rajonale dhe ndërkufitare. Edi Rama në fjalën e mbajtur online tha se Shqipëria ka ndryshuar shumë, ndërsa paraqiti si shembull të këtij suksesi arritjen e 10 milionë turistëve vitin e kaluar. Ai theksoi gjithashtu se borxhi publik në vend për herë të parë ka shkuar nën 60%. Sot kemi diversifikuar burimet energjetike. Ky është samiti i gjashtë i këtij lloji që BERZH zhvillon. Ballkani Perëndimor është një rajon prioritar për BERZH-in, që mbetet një nga investitorët më të mëdhenj institucionalë në vendet e rajonit, me më shumë se 18 miliardë euro të investuara deri më sot. (TCH)

 

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …