Ballkoni Panoramik e fuqizon Rahovecin me epitetin “Qyteti i Rrushit”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka, nënshkruan marrëveshje të mirëkuptimit për bashkëfinancim të projektit “Ndërtimi i Ballkonit Panoramik mbi qytetin e Rahovecit’’. Ky projekt ka vlerën e parallogaritur prej 320,117.00€. MZHR-ja, nga buxheti i saj vjetor i vitit 2024, financon këtë projekt në shumën prej 130,00.00€. Komuna e Rahovecit, nga buxheti i saj vjetor i vitit 2024, financon këtë projekt në shumën prej 50,000.00€. MZHR-ja, nga buxheti i saj vjetor i vitit 2025, financon këtë projekt në shumën prej 70,000.00€. Komuna e Rahovecit, nga buxheti i saj vjetor i vitit 2025, financon këtë projekt në shumën prej  70,117.00€. Kryetari latifi e ka falënderuar ministrin, z. Fikrim Damka, për bashkëpunimin dhe për mbështetjen për Komunën e Rahovecit!

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …