Kumanova sot proteston për Almirin

Kumanova sot proteston për Almirin

Vrasja mizore dhe me paramendim e vogëlushit 4-vjeçar, Almir Aliu nga maqedonasi, Boban Iliç, ka shkaktuar indinjatë e pezm tek shqiptarët në Maqedoni. Disa fletushka të shpërndara si dhe njoftime në rrjetet sociale bëjnë thirrje për protestë në Kumanovë. Marshi protestues do të fillojë nga Gjimnazi ‘Sami Frashëri’ në Kumanovë dhe do të mbarojë me bllokimin e rrugës ku ndodhen institucionet e gjykatës, komunës dhe stacionit policor. Protestuesit do të kërkojnë drejtësi dhe dënim maksimal për Boban Iliç, i cili e goditi me veturë 4-vjeçarin, Almir Aliu bashkë me prindërit e tij teksa po dilnin nga Shtëpia e Shëndetit në qendër të Kumanovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …