Banorët e fshatit Pobërgjë të Deçanit, u njoftuan për vendosjen e ujëmatësve

Në takimin e mbajtur me kryesitë e këshillit lokal dhe banorët e fshatit Pobërgjë të komunës së Deçanit, u njoftuan për vendosjen e ujëmatësve dhe eliminimin e kyçjeve ilegale në fshatin Pobërgjë. Ekipet e KRU “Hidrodrini” – njësia operative në Deçan, gjatë ditës së nesërme, me datë 27 Shkurt, do të fillojnë montimin e ujëmatësve dhe eliminimin e kyçjeve ilegale në fshatin Pobërgjë të Deçanit. “Hidrodrini” njofton se kushdo që nuk e mundëson montimin e ujëmatësve, do të ç’kyçet nga rrjeti i ujësjellësit! Aksioni do të vazhdojë edhe në të gjitha fshatrat tjera të komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …