leoni

Komuna e Deçanit ka mbajtur mbledhjen e dytë të KPF-së

Komuna e Deçanit mbajti mbledhjen e dytë të KPF-së. Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtaret e KPF-së drejtori për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural, z. Rifat Stojkaj, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj dhe zyrtarë tjerë.

Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarjen e 20,000.00€ për bashkëfinancim me organizatat joqeveritare në lëmin e bujqësisë;

  3. Marrja e vendimit për ndarjen e 5,000.00€ për pagesën e donacionit për pajisjet e shkollave dhe QKMF;

  4. Shqyrtimi i Draft-Planit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në komunë;

  5. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pika tjera. Të gjitha pikat kaluan për shqyrtim në seancën e rregullt të mbledhjes së kuvendit të komunës, e cila do të mbahet me datë; 29.02.2024.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …