Ish-kryeministri, tani deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar për vendimin e Qeverisë rreth dinarit, pa u konsultuar me askënd, me ç’ rast është një seancë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku Kosova është kritikuar gati nga krejt vendet e botës ku edhe aleatët më të dëshmuar të vendit patën qëndrim pasiv. Para dy javësh, Kosova u kritikua në Këshillin e Sigurimit për vendime të pakoordinuara. Kritikat nuk ishin vetëm nga Kina e Rusia, por nga aleatët që Kosovës ia sigurojnë kufijtë. Gjatë këtyre dy javëve, aleatët kanë kërkuar me ngulm koordinim në Prishtinë vetëm për evitim të pasojave për qytetarët e Kosovës të komunitetit serb. Asgjë tjetër nuk kanë kërkuar. Qeveritarët e Kosovës nuk deshën të arrijnë dakordim në Prishtinë me aleatët. Por pranojnë që këtë çështje ta diskutojë me Serbinë në Bruksel në kuadër të dialogut. Kjo nuk do koment. Këto janë pasojat kur vendimmarrja shtetërore i nënshtrohet interesit elektoral. Mund t’i thuash jo dialogut në Bruksel për dinarin, por pastaj e kupton se nuk mundesh’”, ka shkruar Avdullah Hoti në një postim të tij.