Shefat e delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për dialogun, takohen sot në Bruksel

Sot në Bruksel, do të bisedohet mes Kosovës e Serbisë, lidhur me ndalimin e përdorimit të dinarit si mjet pagese në Kosovë

Në ditën e mbajtjes se  takimit në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, lidhur me ndalimin e përdorimit të dinarit si mjet pagese në Kosovë, njohësit e procesit të dialogut thonë se pjesëmarrja e BQK-së në këtë takim është tregues se Qeveria e Kosovës po dëshiron që dialogu të jetë vetëm i karakterit teknik, në mënyrë që të gjenden modalitetet për transferimin e mjeteve nga dinari në euro për qytetarët serbë të cilët jetojnë, në Kosovë. Megjithatë, ngritën edhe shqetësime se rregullorja e BQK-së mund të bëhet temë e vazhdueshme në dialog. Banka Qendrore  e  Kosovës kohë më parë ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet dhe takohet edhe me Bankën Popullore të Serbisë,  në përzgjedhjen e opsionit me të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare në llogaritë e përfituesve (në euro)..Në këtë kuptim, edhe i përgjigjet ftesave kur janë të nevojshme, për takime të tilla informuese, siç edhe ka bërë në vazhdimësi edhe me prezencën ndërkombëtare në vend”, thuhet në përgjigjen e BQK-së për KosovaPress.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …