Kryetari i Francës, Emmanuel Macron tha të hënën se dërgimi i trupave perëndimore në terren në Ukrainë, nuk përjashtohet në të ardhmen pasi çështja u debatua në një mbledhje të liderëve evropianë në Paris, ndërsa pushtimi në shkallë të plotë të Rusisë po kalon në vitin e tretë. Sipas mediave, Macron theksoi se ne do të bëjmë gjithçka që nevojitet në mënyrë që Rusia të mos e fitojë luftën” pas takimit të mbi 20 krerëve të shteteve dhe qeverive evropiane dhe zyrtarëve të tjerë perëndimorë. Nuk ka konsensus sot për të dërguar trupa në terren në mënyrë zyrtare dhe të miratuar. Por për sa i përket dinamikës, asgjë nuk mund të përjashtohet, citohet të ketë deklaruar kryetari francez, Macron në një konferencë shtypi në pallatin presidencial, Shanzë-Elize.