Deputetja, Duda Balje, ndodhet në pritje të përgjigjes nga kryekuvendarit Glauk Konjufca lidhur me kërkesës e organizatave joqeveritare për shkarkim të saj nga posti i kryetares së Komisionit për të Drejtat e Njeriut. Shkarkimin e kërkojnë për shkak urrejtjes ndaj personave LGBTIQ+ dhe shfaqjen e qëndrimeve homofobe në Kuvend. Deputetja ka thënë se dëgjova këto dhe i lexova në media dhe ata kanë të drejtë të dorëzuar letër te zotëri Glauku por unë nuk jam duke përkrahur kërkesat që ata kanë, d.m.th. si kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut ata kanë të drejtë me luajt, por edhe unë kam të drejtë me vepru qysh unë mendoj se duhet edhe këtu jemi ku jemi unë jam duke prit përgjigjën e Glauk Konjufcës, pavarësisht si vendosin unë nuk e ndryshoj mendimin tim. Unë edhe si deputete kam të drejtë për mendim të lirë dhe ky është mendimi im dhe do të veproj deri në fund qysh edhe mendoj, ka saktësuar, deputetja Duda Balje.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …