Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë me dije se instruktorët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke vazhduar të japin kontributin e tyre në trajnimin e rekrutëve të Ukrainës. Instruktorët tanë së bashku me ata të Britanisë e Madhe deri më tani kanë trajnuar 34 mijë rekrutë ukrainas. Përkrah Mbretërisë së Bashkuar, Kosova si shtet pjesëmarrës në operacionin ‘Interflex’, përmes instruktorëve të FSK-së vazhdon të ofrojë kontribut në trajnimin e rekrutëve ukrainas, ka bërë të ditur, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …