Me pothuajse 4 orë gjumë në 48 orët e fundit, mezi prita orën 23:30 këtu, Atje 11:30 për me i pa fytyrat e Kelmendëve të Llabjanit dhe miqtë e tyre në homazhet për 4 vjetorin e ri-lindjes së Shpirtmadhit.
Kosovapress = komision hajnash e hijenash;
RTKurva = po ashtu si gjitha kanalizimet TV që e kanë stërrpikë e kontaminu gjithçka Atje ;
Mimoza rekomandon TV Dukagjinin e ma qet gazin ironik ani pse shaja si i trentë secilin kanalizim që më dëshpëronte!
I shkruaj secilit që ishte ‘online’ mos rastësisht munden me na i mbushë sytë Gllogjan, por pa sukses!
Rehatohemi me Radio Kosovën e Lirë ku prezent ishin këngët për Dëshmorët e tani këngët të paqta shqipe me tekste për njerëz normal që e hijeshojnë dhe e përballojnë jetën me forcë e mirënjohje për t’mirat që i kanë e jo me alkohol e substanca narkotike.
Me 100.000 mendime e mundime, e hapi Amazon Kindle me u mashtru si foshnja me mashtruese dhe i zgjuari (budisti) Thich Nhat Hanh thotë, “When we know how to suffer, we suffer much, much less.” – pra “Kur dijmë si të vuajmë, ne vuajmë shumë, shumë më pak.” dhe më detyroi t’i hyjë Facebook-ut me shkru por po ia futi gjumë pa e ndalur Radio Kosovën e Lirë si zakonisht, dhe me fjalët që sapo dolën për vëllaun dardan nga Shqipëria. Heronjtë nuk ranë për shqipfolës me të madhe, por për Shqiptarinë e paqtë.
Arsyeja pse shqipfolësit bëjnë keq e ma keq është e thjeshtë me m’shti me thanë “Sorra ashtin mos ma qoftë atje” e me u ba me shkije e me thanë “qe kush janë shqiptarët” por ja që sa ma të këqinjë të këqinjtë aq ma i mirë edhe ma i dashtun do të jem. Veq kështu plasin armiqtë – kur nuk arritin me të fut në grep të tyre, me të mbytë e me të hangër pa pjekë!
Respekt e gjitha të mirat secilit njeri të mirë. Iu plotësofshin dëshirat e iu përmirësofshin kushtet në çdo aspekt.
Rroftë
Cofshin armiqtë e saj dhe njerëzve të mirë sepse me të vërtetë, shqiptari i paqtë është komplet njeri i shenjtë!