Në komunën e Skenderajt kanë filluar punimet në parkingun për bizneset në qendrën zejtare

Kanë nisur sot punimet e realizimit të projektit për parking që do të jetë në shfrytëzim të bizneseve në Bulevardin “Ilaz Kodra” në komunën e Skenderajt, me çka po përmbushet premtimi i kryetarit Nura, për komunitetin e biznesit në këtë zonë të frekuentuar të qytetit të Skenderajt. Teksa puna ka filluar, sot kanë mbikëqyrë ecurinë kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj. Me krijimin e hapësirës për parking, po kompletohet në tërësi Bulevardi “Ilaz Kodra”, në të cilën janë zgjeruar të dy anët e trotuareve, është instaluar sistemi i ndriçimit të ri publik dhe infrastruktura përcjellëse.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …