Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar 7 korrikun si datë të mbajtjes së seancës së radhës. Në rend të ditës nuk do të jetë çështja e demarkacionit, për të cilën më shumë se kurrë janë duke u rritur tonet e konfliktit. Në adresimin për medie, kryekuvendari, Kadri Veseli tha se nuk është mirë të dëmtohen marrëdhëniet me Malin e Zi. “Asnjë centimetër e vendit tonë nuk do të shkojë në ndonjë vend tjetër. Është mirë të ndalen gjërat e tilla dhe të mos luhet me emocione”, ka thënë Veseli gjersa ka komentuar veprimin e deputetëve të Vetëvendosjes që vendosën flamurin kuqezi dhe një tabelë kufitare në kufirin me Malin e Zi.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …