Gjykata Speciale, në Hagë, mori vendim për kërkesën e Rexhep Selimi lidhur me vizitat e komunikimin e tij në paraburgim. Sipas vendimit të 27 shkurtit të kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, është refuzuar kërkesa e Rexhep Selimit për anulimin e vendimit të administratores lidhur me monitorimin aktiv të thirrjeve në mes atij dhe një personi tjetër. Paneli refuzon kërkesat e mbrojtjes për anulimin e vendimit të sekretarit në lidhje me monitorimin aktiv të thirrjeve. Ndërkohë është pranuar kërkesa e tij për anulimin e një vendimi të administratores lidhur me refuzimin e një telefonate ndërmjet Selimit dhe një personi tjetër. Ndërsa nuk është pranuar kërkesa e Selimit për të anuluar vendimin e Administratores në monitorim në mënyrë aktive videolidhjet dhe vizitat ndërmjet të pandehurit, Rexhep Selimi Selimit dhe një personi tjetër. ( Betimi për Drejtësi)
Kontrolloni gjithashtu
Policia e Kosovës demanton Ministrinë serbe të Mbrojtjes
Policia e Kosovës ka mohuar pretendimet e Ministrisë serbe të Mbrojtjes se një grup i …