Është përkujtuar sot Beteja e Qirezit dhe Likoshanit

Është përkujtuar sot Beteja e Qirezit dhe Likoshanit, në 26 vjetorin e saj, për nder të së cilës dhe në kujtim të dëshmorëve e martirëve, janë bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Likoshan. Në homazhe kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, deputetë të Parlamentit të Kosovës, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ish-komandantë të UÇK-së, gjeneralë, përfaqësues të institucioneve tjera, familjarë dhe një numër i madh i qytetarëve. Pas homazheve, janë vizituar edhe familjet e dëshmorëve dhe martirëve, para të cilave është shprehur mirënjohje për sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve të lirisë. Lavdi Betejës së Qirezit dhe Likoshanit! Lavdi për jetë e mot, të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …