Në një reagim të KMDLNj-së lidhur me mbajtjen në burg të katër krerëve t UÇK-së thuhet se tani jemi në vitin e katërt kur udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës, kryetari, Hashim Thaçi, kryeparlamentarët Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli si dhe shefi i GP të VV-së, Rexhep Selimi po mbahen të paraburgosur si pengje politike në Njësinë e Paraburgimit të Gjykatës Raciste, në Hagë, pa një datë dhe vit të caktuar se kur do të përfundojë gjykimi. Këtë e tha në një intervistë edhe Ekaterina Trandafilova, kryetare e kësaj Gjykate që i lutet Zotit që kjo të zgjasë sa më shumë për shkak të përfitimeve marramendëse materiale për te dhe shpurën e burokratëve endacakë që shkojnë në çdo vend ku ka pasur krizë për ta vazhduar vallen e zhvatjeve në kurriz të viktimave dhe të të akuzuarve. Deri më tani janë dëgjuar 44 dëshmitarë të Prokurorisë Speciale Raciste, pjesa më e madhe e tyre janë serbë të aparatit policor dhe ushtarak të Serbisë apo edhe shqiptarë që janë rekrutuar dhe trajnuar nga sigurimi serb për të dëshmuar kundër të akuzuarve e që tani janë duke u gjykuar, thuhet mes tjerash në reagimin e KMDLNj-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …