Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, konsideron se kryeministri. Albin Kurti në negociatat e Ohrit e ka pranuar Asociacionin me kompetenca të shtuara ekzekutive. Qeveria e Kosovës,e ka pranuar Asociacionin me kompetenca të shtuara ekzekutive, duke shtuar edhe shumë pasues që nuk kanë qenë në marrëveshjen e e vitit 2013 as 2015, sikur është çështja e Kishës Ortodokse Serbe, çështja e kompetencave në arsim, e rezolutës 1244 e shumë pika tjera të cilat tashmë PDK-ja i ka bërë publike dhe ka shprehur kundërshtimin e saj sepse kjo marrëveshje bie ndesh me çdo parim të Kushtetutës. Deputeti i PDK-së ka komentuar edhe qasjen e kësaj qeverie në dialog, duke konsideruar se po shkon në negociata pa agjendë, pa program, pa platformë e pa unitet të brendshëm.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …