Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka folur për situatën në rajonin e Ballkanit, duke kërkuar nga shtetet të jenë të kujdesshme lidhur me situatën e sigurisë . Ai tha se duke nisur nga sinjalet që ka dhënë Serbia, qoftë në Banjskë, apo qëndrimet që ka mbajtur në raport me Rusinë, duke mos e sanksionuar atë, ekziston gjithmonë mundësia e një shpërthimi në Ballkan. Siguria në Ballkan, duke pasur parasysh KFOR në Kosovë, duke pasur parasysh që gjithë vendet përreth, janë anëtarë e NATO janë garant për atë çka nënkupton siguria ndërkombëtare e vendeve sa i përket obligimit të përbashkët, po s’do mend që çdo vend individualisht, duke pasur parasysh aspektet e asaj që shohim dhe deklarohen nga Serbia është sinjal për gjithë ne që situata nuk është si mendojmë ne në rrafshin politik, por mundësia për një shpërthim ekziston gjithmonë, prandaj duhet të jemi vigjilentë. Jo rastësish ne jemi kundër Rusisë, përjashtuar Serbisë”, tha mes tjerash, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. (A2 CNN).
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …