Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Arben Taravari nga koalicioni i opozitës shqiptare, dhe Maksim Dimitrievski nga Partia Për Maqedoninë tonë, janë të vetmit që deri më 28 shkurt, kanë mbledhur nga 10.000 nënshkrimet e nevojshme të qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale, më 24 prill. Afati për paraqitjen e kandidaturave me nënshkrime apo me mbështetjen e 30 deputetëve, skadon më 8 mars. Deri atëherë nënshkrime do të mbledhin edhe tetë kandidatë partiakë dhe të pavarur, por prej tyre afër përmbushjes së kushtit për pjesëmarrjen në zgjedhje janë, Biljana Vankovska nga partia E Majta dhe Stevçe Jakimovski nga partia GROM. Zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi, tha se pas mbledhjes së nënshkrimeve kjo parti do të nisë me prezantimin e programit para opinionit, e që në fokus ka ndryshimin e modelit zgjedhor në të ardhmen, apo zgjedhjen e presidentit në Kuvend.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …