Fadil Shyti

Hekuran Habilaj dhe Fadil Shyti: Fjalët e një mësuesi përpara nxënësve të tij

 ” Gjëja që kisha më tepër frikë në moshën tuaj, nuk ishte varfëria, por dështimi. Unë isha dështimi më i madh që njihja.
Nuk kam ardhur për t’ju thënë se dështimi është i këndshëm, sepse ajo periudhë e jetës sime është e errët” ka thënë në fjalimin e mbajtur përpara studentëve Joanne Kathleen Rowling, autoria e serisë së famshme të librave “Harry Potter”.
Ju, do të dështoni në diçka të caktuar në jetën tuaj; do të humbni; do të vuani; do të zhgënjeheni shumë në jetën tuaj. Mirëpo është shumë e thjeshtë të jesh në fund.
Nuk ju duhet të përpiqeni aspak.
Por a do të rrish përherë ashtu?
Do të jesh përherë ai që të tjerët as i hedhin sytë?
-Sfidoje veten dhe dilja mbanë në jetë.
Dija është çelësi i duhur.
Edhe nëse përpiqeni dhe për pak kohë nuk shihni rezultatet që prisnit, vazhdoni të besoni.
Suksesi iu takon atyre që mundohen dita ditës.
Çdo njohuri që ju merrni përditë, është një hap më afër suksesit tuaj.
-Mos u lodhni!
Mos hiqni dorë!
Një ditë do t’ia dilni mbanë.
Por, nuk keni se si t’ia dilni mbanë, nëse hiqni dorë.
Përpiquni dhe keni për të mësuar plot gjëra që nuk i dinit për veten tuaj.
Do të mësoni se sa të zhvilluar e keni imagjinatën, se sa të fortë e keni vullnetin dhe se sa të madhe e keni dëshirën për të arritur më të mirën.
–Këto nuk janë fantazi. Këto janë rruga që juve do t’ju shtyjë drejt suksesit që dëshironi. Ju jeni më të mëdhenj se dështimet tuaja dhe më të fortë se vështirësitë tuaja.
Nuk keni pse ecni në jetë si viktima.
-Ecni modestë dhe kur të korrni suksese, ecni si fitimtarë, por, kujdes edhe nga krenaria, sepse, kur ajo është e tepruar, ju rrëzon më shumë se dështimet.
Dua ta mbyll këtë fjalim me fjalët e të madhit Stephen Hawking:
 “Ju jeni të gjithë të ndryshëm. Sado e keqe t’ju duket jeta juaj, ka gjithmonë diçka për të bërë që t’ia dalësh mbanë. Për aq kohë sa ka jetë, ka shpresë”.
Nga Fadil Shyti:
KUJTIME TË HERSHME RINORE QË NUK HARROHEN KURRË!
-Duke lexuar këtë shkrim mbresëlënës, në veçanti për nxënësit, studentët, për breznitë  e reja, në mendje më erdhën në veçanti dy mësuesit e mi të nderuar atdhetarë.
– Njëri është një bashkëfshatar imi, quhet Hilmi Hetemi, tjetri, një shok vëlla ideali, quhej Mustafë Shyti.
1.
   Për Hilmiun, ruaj kujtime të paharruara. Ishte mësues i devotshëm, gjatë orëve të mësimit kur na mësonte lëndët kimi dhe fizikë, thellohej aq shumë në punë, saqë e shihja me kureshtje të thellë që, gjatë shpjegimeve ligjërimeve të tij, me një zë të bukur burri  (një zë kumbues, ca të trashë), duke shkruar në tabelë i pluhuroseshin duart, me pluhur, “shkumësi”, që i dukeshin vërtet madhështore, duar të bardha, sikur të mbuluara  në dëborë!…
Hilmiu, për një kohë të shkurtër na pat mësuar dhe një lëndë në gjuhë të huaj-frengjishten.
Gjatë shpjegimeve kishte punë dhe me ca fjalë që ai i përkthente, kur ne nxënësit duhej t’i mësonim për të njohur më tej gjuhën e Hygoit, Balzakut dhe të Komunarëve të Parisit.
Më kujtohet, kur një nxënës e ngriti dorën për ta pyetur për një fjalë. Hë, Ramiz, cilën fjalë nuk e ke të qartë?!
I dashur mësues-tha Ramizi, çka dmth, fjala Mishel?
Mësuesi e shikoi me një buzëqeshje të ëmbël dhe shtoi: “Ramiz, fjala Mishel është emër francezi.
Po mësues, por si përkthehet në Gjuhën S, hqipe, pyeti përsëri Ramizi?!
Mësuesi deshi të na kënaqë në, ia ktheu me humor, kur i tha: Mishel, në Gjuhën Shqipe, dmth, Mursel!…
Ne, qeshëm të gjithë me atë humor të mrekullueshëm.
Pastaj, na shpjegoi i qetë: bëra ca humor.
I tillë shqiptarë i mirë dhe njeri i sinqertë dhe i dashur ishte mësuesi, Hilmi Hetemi.
-Përbesë, mua, herë-herë, më vinte mërzi, kur zilja e shkollës, jepte alarmin se u krye ora e mësimit.
-Ay, ende vazhdonte pandalshëm, i etur për të na dhënë sa më shumë dituri, aspak nuk e teproj të them: për punën e tij, për karakterin e tij të vendosur, për pastërtinë shpirtërore dhe sjelljen shqiptare  moralo-edukative, meritonte që të nderohej “Mësues i Merituar”.
-Mirëpo, në regjimet reaksionare, i ushqejnë si bushtrat këlyshët e tyre, klikat reaksionare, për të bërë  pengesa dhe vënë bllokada nga më cinike dhe më dinake, po edhe agresive…
Hilmi Hetemi, nga ky aspekt, nuk u mor me fundërrinat e kohës, qëndroi si hero i heshtur, gjithnjë aktiv në valët e jetës e të punës në arsim, lëmi kjo, që kërkonte përpjekje  titanike…
2.
   -Ndërsa, mësuesi im i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, kur më mësoi këtë lëndë të shenjtë, që mua më hapte horizonte të reja, kur e dëgjoja ligjërimin si këngë bilbili, në veçanti në recitimin e poezive patriotike me zjarr revolucionar, të “Balit Tafë”, siç e quanim ne familjarët, vëllezër e motra, kushërinj e kushërira.
Mustafa, shpesh kalonte vetëtimthi dhe në lëndët histori dhe muzikë?!…
Pse bënte këtë tejkalim të normave me korniza të padukshme “statike”, për faktin që ne nxënësve të tij të na pasuron te me dituri dhe nga aspekti historik…
Po, me muzikën, natyrisht të zgjonte ndjenjat atdhetare të brezit të ri.
Më kujtohet si sot, kur ishim në pushim midis orëve, Ay e hapte dritaren e klasës ku pushonin arsimtarët, e merrte çifteli në dhe këndonte si këngën “Cuca Maleve”, “Bajram Curri i hipi atit”,
– kurse, në odat tona Ay, bashkë me ne, këndonte këngët,
“Kur lindi Partia, lindi dita jonë”, “Më 9 gusht 49…” -Këngë kushtuar, Sadik Kanit, dëshmor i atdheut i cili ra në krye të detyrës në luftë me intervencionistët grekë e të tjera…
“Uji flë, hasmi nuk flë”.
(Populli)
Për të gjitha këto veprimtari arsimore dhe kulturore, mësuesin Mustafë në vitin 1981, e larguan nga procesi arsimor.
Pastaj, “për veprimtari armiqësore” propagandistike kundër shtetit jugosllav, e mbyllën në izolim!…
Mirëpo, ai pishtar i arsimit asnjëherë nuk u thye, nuk u dëshpërua, përkundrazi, u forcua, u kalit më tej në beteja të jetës -luftë.
-Shpresoj në mirëkuptimin tuaj kur them: mësimet e mësuesit atdhetar, tani dëshmor i atdheut, Mustafë Shyti, më dhanë moral dhe forca t’i qepem fort leximit, mësimit, pastaj dhe studimit të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.
E përshëndes vëllazërisht mësuesin tim të nderuar, Hilmi Hetemi!
Lavdi vëllait e shokut të idealit, mësuesit dëshmor, Mustafë Shyti!

29 Shkurt, 2024

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …