Kuvendi i komunës së Deçanit ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt

Nën udhëheqjen e kryesuesit të kuvendit të komunës së Deçanit z. Hajdar Sutaj është mbajtur mbledhja e rregullt e kuvendit komunal. I pranishëm ishte kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj anëtarët e kuvendit, drejtorë të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së, zyrtar komunal.

Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarjen e 20,000.00€ për bashkëfinancim me organizatat joqeveritare në lëmin e bujqësisë;

  3. Marrja e vendimit për shfuqizimit e vendimit për shujta;

  4. Marrja e vendimit për ndarjen e 5,000.00€ për pagesën e donacionit për pajisjet e shkollave dhe QKMF;

  5. Shqyrtimi i Draft-Planit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në komunë;

  6. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pika tjera. Të gjitha pikat e rendit ditës kaluan. U shfuqizua vendimi për shujtat e zyrtarëve komunal. Si dhe kanë diskutuar me ekzekutivin për shumë çështje me rëndësi për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …