Udhëhequr nga kryesuesi i kuvendit të komunës së Rahovecit – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit shkurt, e dyta e rregullt për këtë vit kalendarik. Të pranishëm në seancë përveç kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, mediet që monitorojnë seancën dhe përfaqësuesit e OSBE-së. Si zakonisht, fillimi i seancës u karakterizua me pyetje të kuvendarëve për kryetarin e komunës, respektivisht ekzekutivin.
Pyetjet ishin rreth:
Vjedhjeve të armatosura që kanë ndodhur së fundi në Ratkoc dhe Krushë të Madhe – shqetësimet e qytetarëve;
Mbeturinat inerte – hedhja e tyre në vende joadekuate;
Kontratat kolektive;
Mirëmbajtja e rrugëve – sanimet;
Tenderimi i kompleksit sportiv;
Kubëzimi i rrugës Hoçë e Vogël – Nagac, ndriçimi publik;
Gjendja e rrugëve në qytet;
Nevoja për rrugë fushore Zoqisht-Opterushë-Retijë;
Ballkoni panoramik – “Grape City”
Sigurimi i inventarizimit të çerdheve;
Në të gjitha pyetjet e parashtruara, anëtarët e kuvendit morën përgjigje të strukturuara dhe konkrete nga kryetari i komunës, nënkryetari dhe drejtorët e drejtorive komunale.
RENDI I DITËS me 11 pika, ishte ky
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;
-
Shqyrtimi i vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 Nr.325/22, i datës 31.5.2022, për përbërjen dhe organizimin e Komitetit për Arsim;
-
Shqyrtimi i vendimit për shfuqizimin e vendimit 01 Nr.174/23, i datës 27.12.2023, për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për vitin 2024;
-
Shqyrtimi i vendimit për plotësimin e listës rezervë për emërtimin e rrugëve dhe të shesheve në komunën e Rahovecit;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit paraprak për të zhvilluar procedurat e konkurrimit për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatgjatë personave fizikë dhe juridikë, deri në 25 vjet (njëzet e pesë) vjet, P-02302-1 dhe 02299-0, zk-Rahovec.
-
Raporti nga Zyra e Auditimit të Brendshëm për vitin 2023 dhe diskutimi i planit të veprimit;
-
Raporti mbi zbatimin e rekomandimeve të dhëna në raportin e auditimit nga ZKA-ja, për vitin 2022;
-
Raporti i Komitetit për Shëndetësi dhe Përkujdesje sociale për vitin 2023;
-
Informatë e DKA-së për përfundimin e gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2023/2024;
-
Informatë mbi kontratat publike të Komunës së Rahovecit;