Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar për mediet në Beograd se është i gatshëm të diskutojë çdo çështje me Prishtinën, përfshirë edhe atë që ka të bëjë me vendimin për dinarin, veprim i cili “është dënuar nga të gjithë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare”. Ai nga Tirana, ku po merr pjesë në Samitin Rajonal mbi Planin e Rritjes në Tiranë, tha se kundër këtij vendimi ishin të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë, përfshirë ata nga Amerika dhe BE-ja. Vuçiqi deklaroi se përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare nuk e kuptojnë pse Prishtina po e bën këtë, shkruan Tanjug. Shpresojmë se ata do të sillen më me arsye në të ardhmen. Dhe sa për ne, ne jemi gjithmonë të gatshëm të flasim për çdo gjë, për çdo çështje, tha Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …