Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka thënë se ende s’ka ftesë për vizitë zyrtare në Kosovë. Gjatë një konference para mediave të Kosovës, në Tiranë, pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor, ai tha se në kuadër të Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor përfshihet edhe Kosova. Gjithsesi që aspekti i Planit për Rritje të Ballkanit Perëndimor nuk është përjashtues për asnjë prej vendeve të rajonit. Vetë nocioni, Ballkan Perëndimor, përfshinë të gjitha vendet edhe Kosovën. Çështja është e raporteve dhe vendosjes së komunikimit të duhur dhe plotësimit të aspekteve që nënkupton plani i rritjes. Nevoja është që ta hapen rrugët e gjelbra, në kuptimin e mallrave, bizneseve që në mënyrën më të shkurtë kohore të shkojnë në destinacion në tjetrin. Esenca është që vendet e Ballkanit Perëndimor mos ti bëhen njëra-tjetrës pengesë në këto kërkesa, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …