Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Azerbajxhan, ku ka adresuar Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit. Në një diskutim për projektet e përbashkëta në fushën e energjisë, Rama u shpreh se për Shqipërinë, investimet në energjinë e ripërtëritshme janë thelbësore. Duke folur për betejën në Evropë për sigurimin e gazit në nevojshëm, kreu i qeverisë shtoi se Korridori Jugor do të mbetet një nga burimet e pakta konkurruese dhe të sigurta. Korridori jugor përcakton një format unik të bashkëpunimit ndërkombëtare. Kjo përvojë e re do të shtrihet masivisht në shumë fusha të tjera dhe vërtetë kjo rrugë e re e mëndafshtë e energjisë, është shndërruar në një urë bashkëpunimi intensiv, me një format, i cili vetëm shton dëshirën dhe mundësitë që ofron. Në agjendën e gjelbër, gazi i Azerbajxhanit janë thelbësor për të ardhmen e përbashkët. Të orientojmë investimet drejt projekteve të energjisë së ripërtëritshme. Sot, Shqipëria mbështetet 100% në energjinë e ripërtëritshme. Për ne, investimet në energjinë e ripërtëritshme janë thelbësore. (Top Channel)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …