Në kuadër të Epopesë së UÇK-së, Komuna e Skënderajt, e përkrahur edhe nga OVL e UCK-së, njoftojnë opinionin publik, familjarët e Dëshmorëve të Kombit, invalidët dhe veteranët e luftës së UÇK-së, përfaqësuesit institucional dhe të gjithë qytetarët se më 6 mars 2024, duke filluar në orën 10:00 në Prekaz në lagjën Jasharaj, para shtëpisë do të bëhet zbulimi i busteve për Dëshmorët e Kombit: Hamit Jashari dhe Sala Jashari.
Pjesëmarrja Juaj nderon kujtimin për luftën heroike të UÇK-së, dhe veprën sublime të Dëshmorëve të Kombit.