Në prag të shënimit të “Epopesë së UÇK-së”, kryetari Kastrati ka vizituar shkollat që mbajnë emrat e dëshmorëve

Në prag të shënimit të “Epopesë së UÇK-së”, kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka vizituar disa nga shkollat që mbajnë emrat e dëshmorëve. “Në prag të shënimit të “Epopesë së UÇK-së”, bashkë me kryetarin e degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu dhe anëtarin e kësaj dege, Feriz Krasniqi, kemi nisur aktivitetin e vizitave në shkollat e Komunës së Malishevës, të cilat mbajnë emrat e dëshmorëve, ku sot ishim në këto shkolla; në Carrallukë, që mbanë emrin e dëshmorit Imer Krasniqi, në Malishevë, që mbanë emrin e dëshmorit Ibrahim Mazreku dhe në Gurbardh, që mban emrin e  dëshmorit Habib Berisha. Falënderoj OVL të UÇK-së në Malishevë, për këtë bashkëpunim në këtë nismë pozitive, për të vizituar dhe për të ndarë mirënjohje për kolektivet e shkollave, të cilat mbajnë emrat e dëshmorëve, e që neve të gjithëve na sjell në mendje luftën, sakrificën, kontributin e dëshmorëve dhe luftën e UÇK-së për çlirimin e vendit”- ka shkruar kryetari Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …