Ministria gjermane e Mbrojtjes ka nisur një hetim nëse janë përgjuar bisedat e përfaqësuesve të forcave ajrore të saj, të cilët, sipas propagandës ruse, dyshohet se kanë diskutuar për hedhjen në erë të urës së Krimesë me raketa Taurus. Një zyrtar i ministrisë gjermane të Mbrojtjes tha se Shërbimi Federal i Kundërzbulimit Ushtarak (BAMAD) kishte ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të hetuar incidentin. Incidenti lidhet me publikimin nga propagandistja ruse, Margarita Simonyan të një bisede të supozuar mes disa gjeneralëve të forcave ajrore gjermane, duke diskutuar se si të vendosen raketat Taurus dhe të godasin urën e Krimesë. Propaganda ruse ishte shumë e “trazuar” nga kjo histori dhe kërkoi në mënyrë aktive detaje për gjeneralët që mundi të identifikonte në videon me origjinë të panjohur, shkruan newsweek. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se qeveria gjermane duhet të shpjegojë komentet për videon me origjinë të paqartë, përndryshe do të konsiderojë se po e pranon fajin Berlini. Kjo erdhi në një kohë kur diskutimet gjermane për furnizimin e mundshëm të raketave me rreze të gjatë Taurus në Ukrainë po intensifikoheshin, një lëvizje që qeveria federale e kundërshton kategorikisht.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …