Hovenier: Jam i mpresionuar për punën e prokurorëve gjatë vitit të kaluar, pavarësisht sfidave me të cilat janë përballur

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, në konferencën vjetore të prokurorëve, vuri në pah punën e madhe që bëhet në këtë institucion. Ai, mes tjerash ka thënë se është i impresionuar me atë se çka kanë bërë prokurorët gjatë vitit të kaluar pavarësisht sfidave me të cilat janë përballur. “Puna e juaj e mundimshme, për të kërkuar llogari, për të mbrojtur publikun, është frymëzuese si prokurorë, puna e juaj është jetike për sistemin e drejtësisë, shoqërinë dhe të ardhmen e vendit tuaj. Ky rol i prokurorisë ka peshë dhe ndikim të madh në atë se kush jep llogari dhe kush përfiton kompensim sipas ligjit, kjo është e vërtetë si në SHBA ashtu edhe në Kosovë”, u shpreh Hovenier. E para jam i impresionuar me atë vendosmërinë tuaj të palënduar për të krijuar misione për të mos u dekurajuar nga sfidat e vazhdueshme, vëllimin e madh të rasteve dhe mungesën e burimeve. Puna e juaj para këtyre pengesave është frymëzuese, keni treguar përkushtim të madh për të shfrytëzuar mjetet për të shtuar efikasitetin dhe të përmirësoni punën tuaj si marrëveshjet për pranim të fajësisë për zgjidhjen e kontesteve”, theksoi Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …