Në 25 vjetorin e rënies, përkujtojmë dëshmorët Nuri Bushi dhe Xhemsedin Suma.
Sot 25 vite më parë, që nga orët e hershme të mëngjesit, ne një mot të ftohtë e me borë, ushtria pushtuese kriminale e serbisë ndermori një ofensivë të gjërë mbi fshatin Puset e Nikës ku nga qershori i vitit 1998 vepronte Ushtria Çlirimtare e Kosovës për rajonin e Hanit te Elezit.
Në këtë ballafaqim te hapur mes ushtarëve të UÇK-së dhe ushtrisë pushtuese serbe qe zgjati per dy ditë e ku ranë me qindra granata te llojeve te ndryshme, duke perdorur artileri te rëndë, dhe me një këmbsori prej mijëra ushtarë e policë serbë, në një luftë të pabarabart si në personel ashtu edhe teknikë luftarake, ne frontin e luftës, në një ballafaqim të drejtpërdrejtë bien në altarin e lirisë, dy shqiponjat, Nuri Bushi dhe Xhemsedin Suma.
Ata ishin shokë të një gjenerate të cilët gjatë tërë jetës mësuan bashkë, punuan bashkë, vepruan bashkë dhe sot e përgjithmonë pushojnë të qetë pranë njëri-tjetrit në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Puset e Nikës.
I përjetshëm qoftë kujtimi për dëshmorët Nuri Bushi dhe Xhemsedin Suma.
Lavdi gjithë Dëshmorëve te Kombit dhe të rënëve për Liri.
Nderë e respekt për luftëtarët e lirisë dhe gjithë ata që kontribuan për të ardhur deri te kjo liri që po e gëzojmë.
Me respekt
Rufki Suma-ish komandant i Brigades 164 “Gafurr Loku” ne Han te Elezit.