Aliu: Ferizaj komuna e parë pas kryeqytetit, me numrin më të madh të grave të punësuara në sektorin privat më 2023

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu ka theksuar se Ferizaj është komuna e dytë pas  kryeqytetit, me numrin më të madh të grave të punësuara në sektorin privat më 2023. Në vitin 2023, 100% të Fondit për mbështetje të bizneseve komuna e Ferizajt i ka kushtuar mbështetjes së dhjetëra bizneseve të udhëhequra nga gratë duke rritur në qindra numrin e grave e vajzave të punësuara në sektorin privat. Kjo mbështetje reflektohet edhe në trafikonin e publikuar nga Instituti GAP, me të dhënat e siguruara nga Administrata Tatimore e Kosovës, ku në vitin 2023 në Ferizaj u punësuan 6,931 gra në sektorin privat.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë dhe …