Kryetari i Ukrainës, Vladimir Zelensky, shprehu besimin në fitore kundër forcave pushtuese ruse, në përvjetorin e parë të nisjes së pushtimit

Presidenti, Volodimir Zelenski, i ka bërë thirrje Perëndimit që t’i dërgojnë Ukraninës më shumë sisteme për mbrojtje ajrore

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, i ka bërë thirrje Perëndimit që t’i dërgojnë vendit të tij më shumë sisteme për mbrojtje ajrore. Ai ka shtuar më tutje se posedimi i më shumë raketave nga ana e Ukrainës, do të shpëtonin më shumë jetë njerëzish në shtetin e tij. “Neve na duhet më shumë mbrojtje ajrore prej partnerëve tanë. Neve na duhet të forcojmë mbrojtjen ajrore ukrainase për të rritur mbrojtjen për njerëzit tanë prej terrorit rus. Më shumë sisteme për mbrojtje dhe më shumë raketa do të shpëtojnë jetë” ka theksuar presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski. Forca ajrore ukrainase ka thënë se Rusia i ka lëshuar 17 dronë iranianë Shahed përgjatë natës dhe tri raketa. Pesë persona kanë vdekur, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, në qytetin e Odesës, derisa sulmet tjera në Harkiv, Herson dhe Zaporizhja, kanë vrarë edhe tre persona tjerë, kanë thënë zyrtarët ukrainas.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …