Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar nga Qeveria që të mos sulmohet puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Këshilli Prokurorial i Kosovës duhet të ndërmarrë hapat e nevojshëm, në përputhje me standardet e qeverisjes së mirë, për të rikthyer besimin e publikut dhe partnerëve ndërkombëtar në KPK si institucion publik. Ai ka theksuar më tutje se i vjen keq që pas dy vjetëve i duhet të përsërisë kërkesën ndaj Këshillit Prokurorial të Kosovës për një proces të drejtë, transparent dhe meritor në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit. Ndërkohë, edhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, ka theksuar se puna e KPK-së në zgjedhjen e Kryeprokurorit është shumë e rëndësishme, pasi vonesat mund të dëmtojnë punën e prokurorisë dhe gjykatave. “Kam parë deklarata prej Qeverisë në media duke sulmuar punën e prokurorëve dhe gjyqtarëve. I kam kritikuar publikisht, duke përmendur rëndësinë e pavarësisë së prokurorisë dhe gjykatave. Tentimet, me qëllim të dëmtimit të punës së tyre janë të papranueshme dhe duhet të ndalen”, ka thënë Szunyog, duke u bërë thirrje prokurorëve për sa më shumë transparencë në punën e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Vetëm 50 për qind e agjendës legjislative në Kuvendin e Kosovës u përmbush gjatë këtij viti
Për shkak të mungesës së kuorumit shumë projektligje mbetën pa u votuar në lexim të …