Me iniciativën paraprake, për pastrim të rrugëve të fshatit Krojmir nga mbeturinat, hapjen e kanaleve, pastrimin e trotuareve, disa banorë të fshatit kanë filluar aksionin për pastrim. Këtë aksion të organizuar me iniciativë vullnetare nga Sami Mustafë Qeriqi, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të rinj të fshatit e kanë mbështetur financiarisht pjesëtarë të familjeve të Krojmirit.
Grupi Inicues ka prezantuar edhe një listë me të hyrat financiare që janë mbledhur për të realizuar këtë aksion për pastrim të rrugëve dhe trotuareve kryesore të fshatit Krojmir. Rrugët kryesore të përfshira në këtë aksion pastrimi, janë: rruga “4 Dëshmorët” (nga nënkalimi i fshatit e deri tek shtabi lokal i UÇK-së), rruga “Marshi i UÇK-së” deri tek mulliri i fshatit dhe rrugica të tjera. (Epir Qeriqi)