Janë shuar 400 familje palestineze në sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës

Të paktën 90 palestinezë janë vrarë dhe 177 të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit nga ushtria e Izraelit

Të paktën 90 palestinezë janë vrarë dhe 177 të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit ndërsa Izraeli vazhdoi sulmet e tij në Rripin e rrethuar të Gazës, tha sot Ministria e Shëndetësisë e enklavës, transmeton Anadolu. Okupimi  izraelit kreu nëntë masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke lënë 90 dëshmorë dhe 177 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit”, tha Ministria në një deklaratë. Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, thuhet në deklaratë. Duke shpërfillur vendimin e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli po i vazhdon sulmet e tij në Rripin e Gazës, ku të paktën 30.410 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe 71 mijë 700 janë plagosur që nga 7 tetori, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …